Java 7: AS Himara barazon 1-1 me Gramozin e Ersekes

U luajt java e 7-të për grupin B të kategorisë së tretë. AS Himara dhe Gramozi mbyllin me barazim ndeshjen e kësaj jave në një sfidë të luftuar deri në minutën e fundit. Miqtë nga Erseka shënojnë të parët golin e avantazhit me anë të N.Akuma, rezultat i cili mbylli dhe pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë , Himara ndryshon totalisht rrjedhën e lojës duke dominuar takimin me raste të panumërta shënimi. Fillimisht ishte Xhulio Mezinaj i cili pas një krosi preciz nga ana e mbrojtësit Nasiel Maze, nder më të mirët në fushë nuk arrin të shënojë i vetëm përpara portierit. Në minutën e 63′ pas një goditje diagonale nga sulmuesi Sorgin Osmanaj, do të vinte edhe goli i barazimit në shifrat 1-1. Vijimi i minutave të lojës do të sillte dhe shumë raste të pastra shënimi për AS Himara me anë të sulmuesve Rreshka, Osmanaj, e Mateo Macaj por pa mundur të gjenin golin e avantazhit cka do përkthehej me fitoren e ndeshjes. Minuta pati dhe për lojtarët Bahiti, Vrapi dhe Marsel Alla me të cilët trajneri Kënga synoi të merte maksimumin nga ndeshja por pa mundur të ndryshonin shifrat duke bërë që takimi të mbyllej në barazim 1-1.

Comments (3)

  1. Jiliwinbet Player

    Jiliwinbet’s been treating me well. Fun games, cool interface, and the payouts are reliable. Worth a spin if you ask me! Try your luck: jiliwinbet

  2. Tried Kingjili the other day. Solid platform, decent game selection. Not gonna lie, pretty fun! See for yourself: kingjili

  3. mnl168casinoreview

    Thinking of trying MNL168? Read some reviews first! Always good to be informed. Check it : mnl168casinoreview

Leave a Reply