Akademia sportive Himara, “AS HIMARA” u krijua nga OJF, QZHI në vitin 2022 me brandim te ri duke përfshirë logo dhe struktura imazhi të mirëfillta si klub profesionist futbolli. Synimi i kësaj nisme është ngritja dhe evidentimin e ekipit të futbollit si një nga mundësitë kryesore të angazhimit dhe promovimit të rinjve duke u kthyer gjithashtu në arterien kryesore të jetës kulturore sportive të qytetarëve. Ekspertët e angazhuar pranë Qendrës për Zhvillim dhe Integrim, eksperienca dhe vizioni i të gjithë ekipit, targeton ngritjen e kësaj skuadre futbolli e cila të kthehet në pasion dhe frymëzim për banorët e Himarës dhe rajonin në tërësi.
Arsyet se pse ne targetojmë futbollin lidhen jo vetëm me intensitetin dhe pasionin që loja transmeton por dhe ndërlidhjen me jetën social kulturore si dhe shembujt pozitivë që transmetohen tek të rinjtë. Promovimi i jetës sportive, reduktimit të veseve, shmangia nga përdorimi i duhanit, drograve, alkolit si dhe elementët social si lidhja që krijohet mes të rinjve, baballarëve dhe fëmijëve, mes vëllezërve apo shokëve kur shohin apo luajnë ndeshje futbolli janë element që ne i shonim të rëndësishëm në ngritjen e mekanizmave social që promovojnë jetesën e shëndetshme dhe janë shembuj të nevojshëm për realitetin e jetës rinore në Shqipëri. Krijimi i ndjesisë së sigurisë, mirëbesimi, ndarja e emocioneve të humbjes apo fitores lidhin individët dhe rrisin jo vetëm mirëbesimin por dhe dëshirën për bashëkupin në fusha dhe aspekte të ndryshme sociale.

Ndertimi I nje skuadre perfaqesuese per qytetin e Himares dhe rinisja e futbollit ne kete qytet ka si qellim gershetimin e stafit profesionist , futbollisteve qe do perfaqesojne kete skuader futbolli me te rinj nga qyteti I Himares apo zonave perreth te cilet te gjithe bashke do te bejne te mundur përfaqësimin e AS Himara në garat e organizuara nga FSHF.
Synimi madhor I kesaj nisme eshte rikthimi I vemendjes per qytetin e Himares duke percjelle mesazhin qe ne kete qytet ka jete edhe ne dimer krahas plazheve apo zonave teper te frekuentuara ne sezonin veror.