Klajdi Kënga do të jetë trajneri për sezonin 2023-2024

AS Himara ka zyrtarizuar trajnerin i cili do drejtojë bardh e kuqtë në edicionin e parë të këtij klubi në kategorinë e tretë. Trajneri Kënga do zhvillojë seancat seleksionuese në përzgjedhjen e lojtarëve që do të përfaqësojnë klubin në kategorinë e tretë për sezonin 2023-2024. Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Florian Kapllani i cili do të jetë zv.trajner në këtë edicion futbollistik.